Personi që po shinin në ekran është pirat. Alegert Afesllari nga Pogradeci prej vitesh piraton kanalet e DigitAlb-it, por jo vetëm.
Një formë tjetër e piraterisë televizive është ajo nëpërmjet internetit. IPT është shpërndarja e sinjalit televiziv, marrë nga sateli apo tokësori nëpërmjet internetit. Pirati ynë do të na tregojë rrugën se si vjedh kanalet e platformës ekskluzive DigitAlb.
A.AFESLLARI: Pa fund ke kanale që mund t’i blesh dhe mund t’i shikosh. Për shembull kombëtare, sport ja ku i ke të ndara këtu.
GAZETARJA: Dhe këto i shikon në telefon?
AFESLLARI: Në telefon dhe ku të duash ti. Punon shumë pastër shumë mirë. TV FALAS SHIKO, këtu unë mund të shikoj dhe ndeshjet.
GAZETARJA: Pra që një qytetar të ketë këto kanale duhet të ketë dhe internet në shtëpi?
A.AFESLLARI: Patjetër që duhet të ketë internet, këtu madje shikon dhe kanalet e Supersport-it. Ky aplikacioni këtu shkarkohet edhe në dekoder. Dekoderin më pas e lidh me televizorin. Kjo funksionon.
GAZETARJA: Ky aplikacion është falas?
A.AFESLLARI: Ky është falas dhe mund të shkoj 2-3 vjet. E bëja sepse e blija aparatin e ri 30-40 mijë lekë ( të vjetra ) më pas e shisja 70-80 mijë lekë.
GAZETARJA: Po abonimin 1-vjeçar sa e shisje ti?
A.FESLLARI: 40-50 euro varet.
Kur abonenti i ri, piratit Algert kërkon shumë kanale ai detyrohet t’i blejë ato në një faqe, që në këtë rast është Komb TV.
A.AFESLLARI: Dhe mënyra tjetër është që unë i blija kanalet, ja hyn këtu tek kjo faqja ( KOMB TV ) i blen dhe i provon për 24 orë.
Këto aparatura mund të piratojnë deri në 1000 kanale nga e gjithë bota.
GAZETARJA: Kjo është pajisja që ka kanalet brenda?
A.AFESLLARI: Kjo ka edhe shumë të tjera. Si pajisje kjo kushton 30 mijë lekë, po e bleve abonimim shkon 50 euro më pas unë do e shes me 70 euro. Fitimi shkon 20 euro.
GAZETARJA: Televizorin që kemi përballë a mund të na e lidhësh me këtë aparat të lutem.
A.AFESLLARI: Po patjetër ky i ka të gjitha kanalet jo vetëm DigitAlb-in.
Algerti na tregon, se pirateria nëpërmjet IPTV është përhapur masivisht dhe veprimtaria e tyre vijon sikur të jetë e ligjshme, të pashqetësuar nga asnjë institucion shtetëror.
GAZETARJA: Sa njerëz e bëjnë këtë punën që bën ti?
A.AFESLLARI: Shumë, plot ka.
GAZETARJA: Ti e di që kjo është një vepër penale dhe dënohet me burgim?
A.AFESLLARI: Unë e marr dhe e blej, nuk është se e shpërndaj unë.
GAZETARJA: Ti e blen e shet dhe e rishet, kjo është vepër penale.
A.AFESLLARI: A nuk e di unë këtë.
GAZETARJA: Nuk e dije këtë?! Përsa kohë e bën në fshehtësi ti e dije.
A.AFESLLARI: Sa abonent ke? As 200 persona.
GAZETARJA: Pak më parë na the 300.
A.AFESLLARI: Tani mund të kenë mbetur gjysma e tyre.
Pirateria televizive shkakton dëm të madh ekonomik për kompanitë televizive dhe buxhetin e shtetit. Ndërsa për familjarët që marrin një shërbim pirat sinjali i tyre nuk garanton cilësi dhe siguri pasi herë pas herë ai mund të ndërpritet. Këto janë disa nga arsyet se përse institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë hajdutët e ekranit shqiptar.
Për më shumë vizitoni:
Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#DigitAlb#Pogradec#TopChannel
ere mir ja u bejn,ku ka me mir ti shikosh falas
mire ju a bejn!! Ulini cmimet edhe do dalet edhe pirateria
Mir jua bejn .
Me 100euro né vit né internet blen tè gjitha kanalet e botes edhe Prima Fila
mir jua bejn ulni cmimet
O njeeres vl ju kapeni me gjera koti a ky jauka fajet juve nese ju deshironi qe keta gjoja pirat temos punojn
Pse keto app qarkullojn ne playstore dhe pse nuk indaloni keto app
Ngeli dixhitalbi ti tregoj ky se si vidhen kanalet qe vec pirat ska per tu ber kurr ky por ka per te mbet vetem nje cop spiuni ordiner.I lumt cunave qe jan te zotet ta bejn,ata po piratojn 4000 mi paketat e botes e jo me nje cop dixhitalbi.
Legenat bytheqira te digitalbit nuk dine me ke te kapen
E cfare ka bere ndonje zbulim ky