#reportTV #lajmeshqip #lajme
Kodi i ri rrugor ‘inaugurohet’ me 5 viktima në aksidente! Shpejtësia të heq patentën me 18 muaj, 15-20 mijë lekë gjobë
Kodi i ri Rrugor Shqiptar, i cili ka pësuar ndër vite 7 herë ndryshime rrënjësore, të premten u inaugurua duke hyrë në fuqi me një bilanc tragjik me 5 jetë të humbura.

4 prej tyre ishin pjesëtarë të familjes Gushi që u goditën nga pas në makinën e tyre nga një Audi A8 me shpejtësi dhe i pesti teksa ecte në trotuar në Tiranë buzë Lanës u mor përpara nga një BMV.Ndalur tek shpejtësia si shkaktare e pesë jetëve të humbura, Kodi Rrugor parashikon “Kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë, por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, aplikohet edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe e heqjes së pikëve sipas përcaktimeve të legjislacionit të fushës në fuqi.”

E për ata që e tejkalojnë shpejtësinë për më shumë se 50 km/h jashtë qyteteve dhe mbi 40 brenda qyteteve penalitetet janë masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në njëzet mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, aplikohet masa administrative plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit nga tre deri në gjashtë muaj, si dhe heqja e pikëve sipas përcaktimeve të legjislacionit të fushës në fuqi.”

Bazuar në këto ndryshime të kodit për shpejtësinë mbi normat e lejuara, patrullimet në autostrada deri në mesditë kanë pezulluar mbi 10 leje drejtimi dhe ndëshkuar me gjobë 25 drejtues automjetesh pasi kanë udhëtuar nga 120-150 km në orë.

Këto patrullime të policisë rrugore janë pjesë e planit të masave ndërsa në disa akse ka nisur dhe monitorimi me dron dhe radar.

The team at Kodi Fire IPTV strongly suggests that you use a VPN at all times.
Be it for browsing, watching Kodi, watching IPTV or anything else – the one that we recommend is Hidden Router. They provide you with very fast speeds, that can reach over 400Mbps, and their VPN service is as low as $6 per month (when paid for 2 years)!
Grab your own Hidden Router and regain your online privacy now!

10 COMMENTS

  1. Keto masa vetem sa e favorizojne rritjen e aksidenteve : sekuestrim i patentes 1 deri 3 muaj ; HAJGARALLAK i themi ne nè Kosovè! ne vedè se ti merrej per 1 deri 3. Vite apo perseritje e provimit pasi ta ket kry denimin sikur ndodhe ne evropen perendimore !

  2. Sa e shikon polici qe esht i njohur i thot ec ec ose i thot shoferi jam filani djali, miku, polici ben pas se le femijet pa buk, keto jan fjal ti degjoj populli jo se do ndershkohen ndo 1 nga vrasesit e rrugve ata pa shok e miq e te pafajshem po keq e kan